Pas vetëm disa muajve të punës dhe një periudhe të shkurtër në një beta të mbyllur, Valve ka filluar zyrtarisht t’ua ofrojë gamerëve lojën Dota Underlords në të gjitha platformat. Loja tashmë është e gatshme për PC, Mac dhe Linux, dhe gjithashtu është publikuar për platforma mobile: Android dhe iOS, raporton KitGuru.
Dota Underlords është teknikisht ende në fazën e qasjes së hershme, sepse meçet e ranguara klasifikohen si "pre-season", derisa Valve t’i mbledhë reagimet dhe t’i bëjë modifikimet për t’u siguruar që loja është mjaft e mirë. Pa befasi, Dota Auto Chess e Valve tashmë ka pasur fillim pozitiv, duke u bërë një prej katër lojëve më të luajtura në 24 orët e fundit, pas PUBG, Dota 2 dhe CS:GO, shkruan KOHA Ditore.
Dota Underlords aktualisht i ka mbi 130.000 lojtarë, me rezultate të shkëlqyera kur është fjala për numrin e përditshëm të lojtarëve. Loja në fjalë paraqet një lojë të pavarur, në të cilën keni mundësi të gjeni një numër të madh të heronjve nga Dota 2.
Loja Dota Underlords është në dispozicion në Steam, Google Play për Android dhe App Store për platformat iOS.