Ish-futbollisti anglez, David Beckham, deklaroi se ia ka dhënë qasjen në Instagram dhe Facebook udhëheqëses se një qendre materniteti në Kharkiv të Ukrainës, për t’u dalë në ndihmë nënave të ardhshme, në vendin e shkatërruar nga lufta.
Beckham shkroi në Facebook të dielën e 20 marsit se gruaja me emrin Iryna, do i përdorë faqet me qëllim të ndërgjegjësimit dhe fitimit të parave.
“Ndiqni storiet e mia për të mësuar më shumë për punën e Irynas dhe punëtoreve të shëndetit që po e bëjnë për të shpëtuar jetë në Ukrainë”.
Në Instagram, anglezi ka rreth 71 milionë ndjekës ndërsa në Facebook rreth 56 milionë.
Today I’m handing over my social channels to Iryna, the Head of the Regional Perinatal Centre in Kharkiv, Ukraine where she is helping mothers give birth. Head over to my stories to learn more about the amazing work Iryna and health workers like her are doing to save lives in Ukraine. Please give what you can to support UNICEF and people like Iryna using the donation link: https://bit.ly/ukraine-7
Posted by David Beckham on Sunday, March 20, 2022