Showbiz

David Beckham reagon ndaj shkrimit të të birit

David Beckham

Ish-futbollisti, David Beckham, ka reaguar publikisht për herë të parë pas postimit tronditës të djalit të tij, Brooklyn Beckham, në Instagram, i cili i ka akuzuar prindërit e tij për sabotim të marrëdhënies me bashkëshorten, Nicola Peltz Beckham.

Ish-futbollisti 50-vjeçar ka folur për këtë çështje të martën, më 20 janar, gjatë një interviste në emisionin e CNBC-së, “Squawk Box”, vetëm një ditë pasi Brooklyn ka publikuar deklaratën e tij të fortë. Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, fjalët e David Beckham u interpretuan si një reagim i qartë ndaj situatës.

“Unë gjithmonë kam folur për rrjetet sociale dhe fuqinë që ato kanë. Si për mirë, ashtu edhe për keq”, ka thënë Beckham.

Ai ka theksuar se ana negative e rrjeteve sociale është veçanërisht e rrezikshme për të rinjtë.

“Kemi folur për atë se në çka mund të kenë qasje fëmijët sot. Kjo mund të jetë e rrezikshme”, u shpreh ai.

Megjithatë, Beckham ka theksuar se rrjetet sociale mund të përdoren edhe për qëllime pozitive, duke përmendur angazhimin e tij me UNICEF-in.

“Unë kam qenë në gjendje ta përdor platformën dhe ndjekësit e mi për UNICEF-in. Ka qenë mjeti më i fuqishëm për të ndërgjegjësuar njerëzit për atë që po ndodh me fëmijët nëpër botë”, tha ai.

Më pas, Beckham ka folur për fëmijët e tij, Brooklyn 26 vjeç, Romeo 23 vjeç, Cruz 20 vjeç dhe Harper 14 vjeçe, duke pranuar se ata, si çdo i ri, kanë bërë gabime.

“Jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë edhe me fëmijët e mi, t’i edukoj. Ata bëjnë gabime, por fëmijët kanë të drejtë të bëjnë gabime. Kështu mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lejosh t’i bëjnë këto gabime”, u shpreh.

Këto deklarata vijnë pasi Brooklyn Beckham i ka akuzuar publikisht prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, se kanë tentuar të dëmtojnë martesën e tij me Nicola Peltz Beckham dhe se, sipas tij, kanë shpërndarë “gënjeshtra të panumërta” për ta, si në mënyrë private ashtu edhe përmes mediave.

Lexo përditësimet tjera
Familja Beckham

Djali i David Beckhamit pranon përçarjen me prindërit: Nuk dua pajtim

Brooklyn Beckham, djali i parë i çiftit të njohur të showbizit, ish-futbollistit David Beckham dhe bashkëshortes...