Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja paralajmëron Muskun se në X po ka dezinformata pas sulmit të Hamasit

Investitori Elon Musk

Investitori Elon Musk

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Elon Muskun se rrjeti social X po përdoret për të përhapur dezinformata pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, shkruan BBC.

Në një postim në rrjetin social të njohur më parë si Twitter, blloku evropian ka thënë se “përmbajtja e dhunshme dhe terroriste” nuk ishte hequr, pavarësisht paralajmërimeve - siç kërkohet nga ligji i BE-së.

Musk ka thënë se kompania e tij kishte ndërmarrë veprime, duke përfshirë heqjen e llogarive të sapokrijuara të lidhura me Hamasin.

Ai i kërkoi BE-së të listojë shkeljet e supozuara.

Thierry Breton, komisioneri për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, nuk dha detaje mbi dezinformimin që ai po i referohej në letrën drejtuar Muskut.

Megjithatë, ai ka thënë se ka raste të “fotove dhe fakteve të rreme dhe të manipuluara” që u raportuan gjerësisht në platformën e mediave sociale.

“Prandaj ju ftoj që urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive dhe të raportoni për masat e krizës të marra tel ekipi im”, shkroi ai në letrën e tij.

Edhe BE-ja hap hetim mbi X-in për dezinformatat lidhur me konfliktin Izrael-Hamas Tech BE-ja hap hetim mbi X-in për dezinformatat lidhur me konfliktin Izrael-Hamas

Letra vjen disa ditë pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit, duke vrarë qindra banorë dhe duke marrë dhjetëra pengje.

Si kundërpërgjigje, forcat izraelite kanë nisur valë sulmesh me raketa në Gaza, të cilat kanë vrarë më shumë se 900 njerëz.

!Politika jonë është që gjithçka të jetë e hapur dhe transparente, një qasje që unë e di që BE e mbështet. Ju lutemi renditni shkeljet për të cilat aludoni në X, në mënyrë që publiku t'i shohë ato”, thuhet në përgjigjen e Muskut.