Kompania kineze e teknologjisë Baidu tejkaloi gjigantin amerikan Google në shitjen e altoparlantëve inteligjentë, sipas raportit një raporti në lidhje me analizimin e këtij tregu.
Zyra për analizimin e tregut të teknologjisë dhe smartfonëve “Canalys” me seli në Singapor tha se “shitjet e altoparlantëve inteligjentë të Baidut shënuan rritje të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit 2019 me 3,700 për qind nga viti në vit, duke e bërë atë prodhuesin e dytë më të madh pas kompanisë Amazon”.
Kompania, e cila operon vetëm në tregun kinez, është bërë rivalja më e madhe e prodhuesit të amerikan Amazon, me shitje prej 4.5 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit.
Falë shitjeve të modelit të tyre të fundit të altoparlantëve inteligjentë të quajtur “Xiaodu”, Baidu ka tejkaluar “Google Home”, i cili shihet si një lojtar ambicioz në tregun global të altoparlantëve inteligjentë.
Amazon vazhdon të udhëheqë në tregun e altoparlantëve inteligjent me pajisjen e saj të quajtur “Echo”, ndërsa Google radhitet në vendin e tretë me 4.1 milionë njësi të shitura. “Echo” deri më tani ka arritur në 6.6 milionë njësi të shitura./atsh
-
Baidu arrin të kalojë Google në altoparlantët inteligjentë
-
Kush është mbreti i tregut të altoparlantëve të mençur
-
Huawei tejkalon Samsungun me shitje të telefonave të mençur
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike