Një tipar i ri është shfaqur në dyqanet e cigareve në Montana, në stacionet e gazit në Karolina dhe në disa pjesë të New Yorkut ku klientët mund ta blejnë ose shesin monedhën dixhtale e pastaj të nxjerrin para të gatshme.
Makineritë janë shumuar shpejt nëpër Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të kaluar, të nxitur nga një furi në tregtinë e kriptos që dërgoi çmimet e bitcoinit mbi 58,000 dollarë.
"Unë supozova se kishte kërkesë dhe njerëzit donin bitcoin kudo", tha themeluesi i Quad Coin, Mark Shoiket, i cili shkoi për në Montana pasi skanoi një hartë amerikane për vendosur automatët e bitcoinit.
Gjatë udhëtimit disa javor, ai gjeti shtatë vende për t’i instaluar makinat, përfshirë 406 Glass, një dyqan në Billings, Montana, e cila shet cigare, pije e gjera të tjera.
Që nga janari, kishte 28,185 automatë bitcoini në Shtetet e Bashkuara, sipas howmanybitcoinatms.com, një faqe e pavarur kërkimore. Afërsisht 10,000 erdhën brenda pesë muajve të fundit.
Edhe
Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin
Popullariteti në rritje i Bitcoin ka qenë nxitësi kryesor për instalimet e reja.
Rebecca White, një 51-vjeçare një investitore në bitcoina e cila jeton në zonën e Pittsburghut ka thënë se ka bërë investime online duke përdorur bitcoinin dhe familja e saj ka përfituar ekstra para.
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Edhe me ble edhe me fitu pare? Kampanja e re nga Super Viva!
-
Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mashtrimit me kriptovaluta
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit