Asus pa shumë pompozitet ka prezantuar në faqen e vet laptopin e ri konvertibil Asus VivoBook Flip 12 me ekran 11.6 inç, me prekje.
Pajisja mund të përdoret edhe në mënyrën tablet, ndërsa aty është edhe mbështetja për lapsin e mençur Asus Pen, transmeton kp. Laptopi do të jetë i qasshëm në disa konfiguracione të ndryshme, por secili model do të ketë display 1366 x 768p, procesor Intel Apollo Lake.
Asus VivoBook Flip E12 E203NA mbështet Intel Celeron N3350 me dy bërthama, 2GB ose 4GB DDR3L-1600 memorie, Windows 10 Home ose Linux. Laptopi ka hapësirë të brendshme 32GB, 64GB dhe 128GB eMMC, 802.11ac WiFi, Bluetooth 4.1, USB 3.1 Type-C, dy porte USB 3.1 Type-A, microSD slot dhe port HDMI. I pranishëm është edhe sensori për gishtërinj dhe bateria 38Wh.
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri