Kondicioneri i ri i kompanisë LG, Artcool, paraqet shembullin e teknologjisë avancuese dhe dizajnit në botën e pajisjeve të kondicionerëve.
Pajisja ka dizajn atraktiv dhe karakteristika interesante. Ajo ka reflektim shkëlqimi, derisa brendia e njësisë është vetëm 19 dB që bën pak zhurmë.
LG Artcool vjen me ngjyrë të zezë, transmeton kp. Përveç përparësisë estetike, pajisja ka edhe funksione avancuese, të cilat sigurojnë kursimin e energjisë elektrike, ftohjen e shpejtë, eliminon aromat e pakëndshme dhe temperatura mund të menaxhohet përmes telefonit të mençur.
Pajisja ka veçorinë Smart Inverter Compressor, veçori e cila mundëson shpenzim 70 për qind më pak të energjisë elektrike dhe 40 për qind ftohje më të shpejtë.
Ajri nga pajisja lëshohet në katër drejtime dhe ashtu vjen deri te ftohja e balancuar në gjithë hapësirën.
Edhe
Teknologji që kujdeset për familjen tuaj çdo ditë!
Artcool ka edhe shenjën e jonizuesit, i cili liron deri tre milionë jon, të cilët sterilizojnë me efikasitet grimcat e dëmshme dhe njëkohësisht neutralizojnë aromat.
Duke iu falënderuar modulit të integruar Wi-Fi në brendi të këtij kondicioneri dhe lidhjes së internetit, ai mund të menaxhohet përmes aplikacionit SmartThinQ® (Android ose iOS).