Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

ARM-ja do ta rinovojë partneritetin e vet afarist me kompaninë Huawei

Prodhuesi britanik i çipave ARM ka njoftuar se do ta ripërtërijë livrimin e teknologjive të veta për çipat e kompanisë Huawei pasi që në maj e ndërpreu bashkëpunimin afarist me prodhuesin kinez pas konfliktit tregtar në mes SHBA-së dhe Kinës.

ARM beson se teknologjitë e kompanisë janë me origjinë britanike dhe se livrimi i tyre tek Huawei nuk i shkel sanksionet e SHBA, raporton GSMArena.

Dega e Huawei, HiSilicon, e cila i dizajnon çipat për kompanitë e telefonave, i përdor vizatimet dhe skemat e ARM si bazë për dizajnet e veta, shkruan KOHA Ditore. Arkitektura e ARM-së v8-A dhe gjenerata e saj e ardhshme nuk janë me origjinë amerikane, sipas kompanisë, kështu që sanksionet amerikane nuk janë të zbatueshme në këtë rast.

Rreth një muaj më parë, Qualcomm e rinovoi partneritetin e vet afarist me kompaninë Huawei. Pasi që tani e bëri këtë edhe me ARM, si duket e ardhmja e çipave Huawei është shumë më e ndritshme se disa muaj më pare.

Artikuj të ngjashëm