Apple ka shënuar rekord të shitjeve, me mbi 18 milionë orë të mençura të shitura gjatë 2017, prej të cilave gjysma në vetëm çerekun e katërt, prej 8 milionë pajisje.
Këto shitje janë edhe rekord për shitjen e orëve të mençura më së shumti për një çerek të vetëm nga çdo prodhues në botë, transmeton koha.net.
Nga 18 milionë Apple Watches, 9 milionë ishin të modelit të fundit Series 3.
Çereku i 4 i 2017-ës i Apple ishte për 32 për qind më i lartë se çereku i 2016-ës, ndërsa ishte rreth 54 për qind më shumë ora të mençura të shitura se në 2016-ën.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm