Tech

Apple prezanton sistemin e ri operativ

Gjiganti Apple ka prezantuar sistemin e ri operativ të telefonave duke sjellë atë që po e quan “ndryshimin më të madh në histori”.

Ndryshimet nisin me pamjen e parë. Çka do që vendosni si imazh kryesor, mund të editoni në mënyrat më të lehta se si do të duket data dhe ora në të. Çdo element vjen me shumë lloje fontesh e ngjyrash.

Njoftimet do të marrin pamje tjetër që të mos bllokojnë fotografinë që e keni caktuar si ‘wallpaper’.

Image

Edhe mesazhet do t’i pësojnë tri ndryshime në përditësimin me iOS16. Mund të editoni një mesazh, të tërhiqni prapa, dhe të klikoni bisedën si “të palexuar”.

“Live Text”, veçoria që mundëson kopjimin e tekstit nga fotografitë, do të funksionojë edhe në video.

Harta e përditësuar me më shumë detaje do të zgjerojnë listën e shteteve në të cilat do të jetë në dispozicion.

iOS 16 do të vijë në shtator, në ditën e lansimit të iPhone 14.