Apple është duke mbajtur konferencën e radhës përmes së cilës shpalos produktet e saj më të reja.
Ka prezantuar edhe orën më të re që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj, transmeton Koha.net.
Kjo është krijuar nga kristali qeramikë dhe safire, raporton Reuters. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.
Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit.
“Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës.
“Serie 4” është certifikuar nga Administrata amerikane. Kjo orë do të jetë në dispozicion në tri ngjyra – argjend, ari, dhe e hirtë.
Me këtë rast çmimi i “Series 3” do të bie në 279 dollarë.
Adhuruesit e kësaj ore do të kenë mundësi të porosisin këtë orë nga data 14 shtator, kurse nga transportimi do të nisë më 21 shtator.
Cook ka thënë gjithashtu se orët e mençura të Apple janë numër një në botë.
{gallery}