Kur Apple prezantoi orën e vet inteligjente në 2015 , pritja qe e vakët dhe disa kritikë pretenduan se nuk do të kishte kurrë suksesin e iPod ose iPhone.
Por shitjet e Apple Watch eklipsuan shpejt çdo smartwatch tjetër dhe me rritjen e interesit për teknologjinë “ që mund të mbahet në trup”, këtë vit kjo ore pritet t`ia kalojë edhe shitjes të atyre zvicerane të marra së bashku.
Seria 5 e orave dixhitale të Apple-it, edhe pse kushtojnë nga 399 funta (460 euro) dhe më lart, duket se do të vazhdojë dominimin e firmës në tregun e smartwatch-ëve, dhe këtë, e ka me meritë. Ekranin e kanë OLED, me ikona që mund të hapin shumë shpejt një program, e ofrohen dhe funksione për çdo lloj sporti.
Funksioni ECG apo ai i matjes në kohë reale të parametrave të zemrës, në këtë seri vjen I përmirësuar. Një element tjetër i rëndësishëm është autonomia e baterisë, e po ashtu, edhe fakti që ekrani qëndron I hapur gjithë kohën!
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Nga garazhi në gjigant global, Apple feston 50 vjet inovacion mes sfidave të inteligjencës artificiale