Laptopat e ri të Apple, MacBook Pro nuk janë të lirë dhe kjo është njëra nga arsyet pse shumë blerës nuk mund t’i blejnë.
Megjithatë, tash filluar të shohim në shitje modelet e laptopave sikur në rastin kur kishte nisur shitja e laptopave MacBook Pro pa Touch Bar.
Nëse dëshironi të blini Touch Bar dhe dëshironi të kurseni para, atëherë Apple ka ofertë të re. Këta janë laptopat refurbished MacBook Pro me Touch Bar të vitit 2016, ku në varësi nga konfigurimet mund të kurseni ndërmjet 360 dhe 650 dollarë. Përkujtojmë se në pyetje janë prodhime, të cilat për ndonjë arsye janë kthyer në Apple, transmeton kp.
Pasi që kompania i riparon këto prodhime dallojnë nga kompania në kompani, por Apple porosit se ka proces shumë rigoroz dhe se ofron garanci njëvjeçare. Po ashtu është në fuqi edhe politika e kthimit të pajisjes në afat brenda 14 ditësh. Natyrisht, furnizimi me këto prodhime është i limituar.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini