“Economic Daily News” raporton se Apple është në bisedime me “Qualcommin” dhe kompanitë e tjera lidhur me sensorin për gjurmë të gishtërinjëve në iPhone. Megjithatë, këtë herë sensori mund të jetë nën ekranin e telefonit.
Thashethemet sugjerojnë që kjo mund të ndodhë qysh në vitin e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore. Spekulohet se për gjurmët e gishtërinjve në iPhone do të ishte një sensor ultrasonik, i cili ishte në dispozicion vetëm në Samsung S10 deri më tani.
Ekziston mundësia që Apple në vitin 2020 do t’i lansojë dy sete të iPhone, kështu që nga informacionet e reja gjatë disa muajve të ardhshëm do të dihet më shumë rreth këtyre sensorëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri
-
iPhone për vitin 2021 do të ketë sensor për gjurmë gishtash në ekran
-
Patenta zbulon planin radikal të Apple për sensorët e gjurmëve të gishtave në ekran
-
Apple planifikon lansimin e iPhone, AirPods dhe orëve të reja në shtator
-
Revolucion tek iPhone 16?