Sistemi operativ i Apple-it, iOS 11 është në dispozicion për shkarkim për iPhone dhe iPad.
Sistemi më i ri operativ i kompanisë mund të shkarkohet duke klikuar në “Settings-General-Software Update”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshimet kryesore të iOS 11 nga paraardhësi janë:
- Controll Center është tërësisht e ridizajnuar
- Siri ka zë më real si dhe përkthen në kinezisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.
- Ka filtër të rinj për foto.
- AppStore është ridizajnuar.
- Më në fund është prezantuar sistemi për ‘files’.
- Apple Music tani përdoret si një rrjet social me mundësi të shpërndarjes së këngëve e të ‘listave të këngëve.
- Është një version i ri në telefon “Mos më shqetëso” që lëshohet automatikisht kur një person është duke vozitur veturën.
- Mund të sigurohet fjalëkalimi i një ‘wi-fi’ nga një pajisje tjetër me iOS thjesht duke i afruar telefonin afër.
- Apele Maps ka prezantuar harta të reja për disa vende.
iOS 11 vjen i parainstaluar në iPhone 8/8Plus si dhe iPhone X.