Tech

Apple iPhone SE (2018) lansohet në shtator

Së fundmi, kompania gjigante Apple ka paralajmëruar se është duke punuar në gjeneratën e dytë të modelit iPhone SE.

Sipas një raporti të ri, thuhet se Apple ende nuk ka vendosur se iPhone SE (2018) të ketë teknologjinë TrueDepth Camera, ekranin pothuajse pa skaje dhe aplikacionin Face ID për identifikim të fytyrës, transmeton Koha.net.

Kompania mund të vendos që smartfonit të ri t’ia japë pamjen e njëjtë sikurse origjinali, i cili është huazuar nga Apple iPhone 5s. Zgjedhje tjetër që Apple mendon ta bëjë është që iPhone SE (2018) të ketë ekran 6-inç. Po ashtu, ky smartfon pritet të vijë me pjesën e pame nga xhami, kështu që mund të ofrojë mbështetje për karikim pa kabllo (Wireless).

Sa i përket lansimit, spekulimet nga Kina thonë se Apple iPhone SE (2018) do të zbulohet së bashku me Apple iPhone Xs, Apple iPhone Xs Plus dhe Apple iPhone 9 në shtator të këtij viti.