Apple e kishte paraqiti kërkesën për patentë, e cila edhe u miratua, për një pajisje fleksibile e cila paloset nga brenda si modeli Samsung Galaxy Fold, raporton GSMArena.
Në patentën e kompanisë Apple, pajisja e ka një shtresë të ekranit si dhe një shtresë mbrojtëse që e mbulon atë, të gjitha të dizajnuara për t'u lakuar ose palosur në një zonë të caktuar. Shtresa mbrojtëse thuhet të jetë bërë prej materiali qeramik, si qelqi, safiri ose zirkoni.

Thashethemet sugjerojnë se në vitin 2020 mund ta shohim lansimin e iPhone të parë fleksibil të Apple, shkruan KOHA Ditore.
Ndërkohë, Apple i është miratuar edhe një patentë, këtë herë për Smart Keyboard Folio. Shtojca do të ketë trackpad në njërën anë dhe një tastierë dhe sipërfaqe të mundshme për Apple Pencil në anën tjetër.