Apple ka të ngjarë të presë një rritje të kërkesës për iPhone, me vaksinat antiCOVID-19 që po përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe me shumicën e njerëzve ende duke punuar në distancë për shkak të pandemisë COVID-19, thonë ekspertët.
Sipas një raporti nga “Bloomberg”, drejtuesi i teknologjisë po kërkon të rrisë prodhimin e iPhone-it të ri me 20% në vitin 2021.
Apple thuhet se u ka kërkuar furnitorëve të prodhojnë deri në 90 milionë iPhone të gjeneratës së ardhshme këtë vit.
Pritet që iPhone 13 të jetë prezantimi i dytë i Apple me 5G.
Kompania po planifikon, gjithashtu, përditësime për të gjitha modelet aktuale, ndërsa dizajni do të mbetet kryesisht i pandryshuar./ ervo/
Artikuj të ngjashëm
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave