Kompanitë e rrjeteve sociale qëllimisht janë duke i bërë përdoruesit të varur nga produktet e tyre për t’u rritur financiarisht, raporton bbc.
“Është sikur ata të jenë duke marrë kokainë të sjelljes dhe duke e spërkatur atë në të gjithë platformën e tyre, e kjo gjë është ajo që i mban ata që të kthehen, përsëri, përsëri e përsëri”, ka thënë ish-punëtori i ‘Mozilla’ e ‘Jawbone’, Aza Raskin.
“Pas çdo ekrani të telefonit tuaj, ka në përgjithësi mbi 1 mijë inxhinierë që kanë punuar në këtë gjë duke bërë maksimumin për varësi”, ka shtuar ai, transmeton koha.net.
Ecja nga poshtë (Infinite Scroll) në vend të ndonjë klikimi në rrjetet sociale, i lejon përdoruesit që të shikojnë përmbajtje të pafundme.
“Nëse ju nuk i jepni kohë trurit tuaj që të lidhet me impulset e juaja” thotë Mr Raskin, “ju do të vazhdoni të shikoni gjëra”.
Ai ka thënë se inovacionet i mbajnë përdoruesit duke shikuar në telefonat e tyre për shumë më gjatë sesa është e nevojshme.
Edhe
Interneti si “droga”
“Për të marrë raundin tjetër të financimit, në mënyrë që çmimet e aksioneve të rriten, koha që njerëzit kalojnë në aplikacionin tuaj duhet të rritet” ka thënë ai.
“Kështu që, kur e keni parasysh gjithë atë presion, ju duhet të filloni të provoni të shpikni mënyra të reja që t’i mbani njerëzit që të qëndrojnë sa më gjatë që të jetë e mundur”.