Zhvilluesit e ekipit XDA e kanë publikuar firmwarein e parë të disponueshëm publikisht Android për Nintendo Switch, i cili paraqet variantin LineageOS 15.1 (të bazuar në Android 8.1) për modele kompatibile. Softueri ka akoma bugë, duke përfshirë edhe probleme me jetëgjatësinë e baterisë, auto-rotacionin dhe regjistrimin e ndjeshëm në touchscreen, por funksionaliteti themelor është i pranishëm.
Rezultati përfundimtar është një tablet i vogël Android me kontrollues të bashkëngjitur, përmes të cilit është e mundur ta surfoni internetin, të luani lojëra 3D, siç do të bënit në çdo pajisje tjetër mobile, shkruan KOHA Ditore. Madje është e bazuar edhe në “degën” e Androidit e cila është e lidhur me NVIDIA Shield TV, kështu që është e mundur të ekzekutohen lojëra ekskluzive për platformën Tegra, si Borderlands dhe Half-Life 2.
Sigurisht, ky opsion nuk do të jetë në dispozicion për përdoruesit e zakonshëm. Nëse shfaqen probleme, nuk mund të pritet mbështetja nga ana e Nintendos. Gjithashtu do të nevojitet Switch i cili mund të hackohet, ndërsa versionet më të reja të konzolës madje nuk e mbështesin këtë opsion.
Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një arritje të madhe në fushën e modimit të konzolës. Edhe pse në një moment ishte e mundur të instalohej Linuxi në PlayStation 3, kjo është megjithatë një situatë tjetër. Këtu është e mundur ta instaloni sistemin operativ mobil i cili është i lehtë për t’u përdorur, me një përzgjedhje të gjerë të aplikacioneve dhe lojërave.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve