Edward Snowden ka dhënë alarmin se agjencia amerikane e sigurisë NSA është duke përcjellë të gjithë përdoruesit e Bitcoinit në gjithë botën dhe se ka pasur një burim sekret të informacionit, i cili do të ndihmonte për t’u hyrë në gjurmë personave që dërgojnë dhe pranojnë Bitcoin.
Të dhëna të tilla ua mundësuan agjencisë që të mbledhë dhe analizojë të dhënat në lidhje me internetin global, duke përdorur softuerë, të cilët, siç thuhet, ofrojnë anonimitet për shfrytëzuesit, thuhet në raportin e NSA-s nga marsi i vitit 2013.
NSA ka mbledhur të dhënat për përdoruesit e Bitcoinit dhe se shifrat e llogarive të tyre ndodhen në internet, si dhe numrat për identifikimin e pajisjeve të tyre në rrjet – adresat MAC, transmeton ksp.
Programi sekret NSA, i cili ka qenë i përfshirë në monitorimin e Bitcoinit, kishte emrin e koduar “OAKSTAR” dhe mundëson monitorimin e komunikimit dhe mbledhjen e të dhënave të transmetuara me kabllo optike.
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve
-
Janjiq: Për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përgjegjëse janë BIA dhe Vuçiqi