Punëtorët e Amazonit në 20 vende – përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe disa në BE – po planifikojnë protesta dhe ndalesa të punës për “Black Friday”.
Dita në qendër të blerjeve është ndër më të ngarkuarat e Amazonit gjatë gjithë vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi Make Amazon Pay që mbështetet nga një koalicion i grupeve të punës, sindikatave, fushatave bazë dhe organizatave jofitimprurëse në vende të veçanta, ka thënë se Amazoni merr shumë, por jep shumë pak.
Shumë punonjës do të punojnë atë ditë, por grupet që përfshijnë punëtorë të Amazonit do të organizojnë protesta në ndërtesat e Amazonit në Coalville, Leicestershire, Coventry, Peterborough dhe në selinë e saj në Londër, raporton BBC.
Por grevat po inkurajohen diku tjetër.
Në Gjermani, për shembull, sindikata Verdi u bëri thirrje punonjësve në qendrat kryesore të transportit për grevë, duke filluar të mërkurën mbrëma.
Në mbarë botën, gati 50 organizata janë regjistruar në një listë të "kërkesave të përbashkëta", të publikuar nga koalicioni Make Amazon Pay, të cilat përfshijnë rritjen e pagës së punëtorëve dhe shtimi i pagesës së rrezikut, zgjatja e pushimit mjekësor dhe përmirësimi i gjurmimit dhe raportimit të Covid-19, etj.