Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazon, perandoria 25 vjeçe e Bezos

Seattle, 5 korrik – Në fillim quhej Cadabra: ky ishte emri i zgjedhur nga 30-vjeçari Jeff Bezos për portalin e blerjeve online, që në dëshirat e tij duhej të bëhej si në botën magjike, magjia që evokohej nga termi “abracadabra”.

Ishte 5 korriku i vitit 1994 dhe Bezos kishte lënë punën e tij në Wall Street për të fluturuar me gruan e tij, MacKenzie në Bregun Perëndimor dhe për të sjellë ëndrrat e tij në jetë, në një apartament në qytetin e Seattle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një i afërmi i tij, i tregoi se Cadabra ishte sinonim i “kufomës”, kështu që Bezos e riemërtoi kompaninë në Amazon.

Kur aksionet e tij në Nasdaq u rritën në vitin 1997, ndoshta as Jeff Bezos nuk e imagjinonte aventurën që e priste: në 25 vjet perandoria e tij do të bëhej një nga tre kompanitë më të pasura në botë së bashku me Microsoft dhe Apple.

Ai aktualisht është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale prej 156 miliardë dollarësh/ ATSH-ANSA.