Konsumatorët në mbarë botën sot në mëngjes kanë pasur probleme me qasjen në platformën online Amazon.com, ndërsa kompania njoftoi se ndërkohë e ka zgjidhur problemin.
Sipas faqes ”Dawn Detector”, shërbimet online të Amazonit ishin ndërprerë për gati dy orë, ndërsa më shumë se 38.000 përdorues njoftuan se kishin probleme me qasjen në dyqanet e Amazonit.
Problemi së pari u shfaq mbrëmë në SHBA dhe mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të botës.
”Disa shfrytëzues kishin probleme të përkohshme me blerjet. Ne e kemi zgjidhur çështjen dhe tani po punojmë normalisht”, deklaroi një zëdhënës i Amazon, por ai refuzoi të komentonte arsyet e ndërprerjes./os
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 500 kompani përballen me probleme, thotë Downdetector
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve