Kompania e shitjeve online, “Amazon” është sot firma publike me vlerën më të madhe në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e kapërceu atë të “Microsoftit” dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.
E themeluar përpara 25 vitesh, “Amazon” me seli në Seattle u rendit në krye të listës falë rritjes së aksioneve të saj me 3.4%, që ia çuan vlerën e tregut në 797 miliardë dollarë, duke lënë në vend të dytë “Microsoftin”.
Themeluesi i saj, Jeff Bezos arriti ta transformonte “Amazonin” nga një kompani online librash, në një gjigant që tregton lloj-lloj mallrash, transmeton tch.
Sipas indeksit të miliarderëve të “Bloombergut”, vet Bezos është njeriu më i pasur i botës, me 135 miliardë dollarë në llogaritë e veta bankare.
“Apple” ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitali në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e iPhoneve në Kinë, një treg kyç për “Applen”, kanë nisur të shënojnë rënie.
Tashme ajo listohet e katërta, pas “Amazonit”, “Microsoftit” dhe “Googlet”.