Krijimi i sistemit të modifikuar për ftohje të lëngshme për shumë entuziastë e paraqet një kënaqësi të vërtetë, por ky proces gjithashtu kërkon shumë planifikim të kujdesshëm dhe matje të sakta me qëllim që çdo gjë të duket mirë. Alphacool dëshiron që ky proces t’ua lehtësojë entuziastëve të kompjuterëve, me ndihmën e pajisjes së saj laserike Eiszapfen, raporton KitGuru.
Pajisja laserike Eiszpafen kapet për radiatori ose bllokun ftohës dhe pastaj rrezja laserike shfaqet për të treguar se ku është e nevojshme të vendosen tubat përçues. Me këtë përcaktimi i masave konkrete lehtësohet ndjeshëm.

Kjo pajisje përdor slot standard G 1/4", kështu që do të jetë kompatibile me të gjitha pajisjet e modifikuara për ftohje të lëngshme. Gjithashtu ofrohet një kabllo e gjatë 50cm me moleks konektor 4-pinësh, me të cilën është e mundur lidhja me furnizimin me energji, shkruan KOHA Ditore.
Paketa e plotë e pajisjes laserike Alphacool Eiszapfen është në dispozicion përmes sajtit të kompanisë, me një çmim prej 9.95 euro.