Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba, e ka njoftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se ka në plan të investojë dy miliardë dollarë në Turqi.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Alibabas, Michael Evans, në një takim me Erdoganin, ku nuk ka specifikuar se kur do të bëhet investimi.
Evans gjithashtu ka njoftuar se Alibaba ka investuar 1.4 miliardë dollarë në Turqi përmes njësisë së saj Trendyol, një nga platformat më të njohura të tregtisë elektronike në Turqi.
Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Si po përdor Erdogani satelitët Starlink për të hapur një fabrikë Tesla në Turqi
-
Erdogani i kërkon Muskut ta ndërtojë fabrikën e Teslës në Turqi
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Google njofton investim prej 6.8 miliardësh në Britani pak para vizitës së Trumpit në Londër