Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Akademia britanike e Mbrojtjes bie pre e hakerëve

Një sulm kibernetik ka goditur Akademinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, duke shkaktuar “pasoja të rëndësishme”.

Autoritetet kanë njoftuar se sulmi i sofistikuar u zbulua marsin e 2021-s, duke shtyrë Akademinë që t’i përshpejtonte planet e rindërtimit të të gjithë rrjeti. Problemet e shkaktuara vitin e kaluar vazhdojnë të trajtohen edhe sot.

Sulmi thuhet se pati efekt në internet duke vështirësuar qasjen në kurse.

“Pasojat ishin të rëndësishme por të menaxhueshme”, ka deklaruar udhëheqësi i Departamentit, Air Stringer, i cili gushtin e vitit të kaluar doli në pension.

Dyshimet për këtë sulm çojnë në Kinë apo Rusi, derisa në Akademi çdo vit trajnohen afro 28 mijë personel, diplomatë dhe staf civilë.