Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), ka dërguar në orbitë satelitin meteorologjik të prodhuar nga pjesët e 10 viteve më parë.
Sipas lajmit të space.com, sateliti MetOp-C që do të vëzhgojë ndryshimet klimatike dhe përmirësojë parashikimet e motit, duke u rrotulluar rreth tokës, është lansuar drejt orbitës me raketën Soyuz të furnizuar nga kompania Arianespace nga Guajana Franceze.
MetOp-C e cila është prodhuar në të njëjtën kohë me satelitët e ngjashëm të lansuar më parë ishte në pritje në depo.
Satelitët MetOp A dhe B ishin lansuar në vitin 2006 dhe 2012.
Artikuj të ngjashëm