Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e softuerit të njohur Adobe Photoshop kërcënohen se do të hidhen në gjyq nëse përdorin versionet e vjetra të këtij softueri.
Pas ndërprerjes së versioneve më të vjetra, Adobe u dërgoi email klientëve lidhur me politikat e reja ndaj përdoruesve të cilët nuk i përmbahen rregullave të kompanisë.
“Ne kemi ndërprerë disa versione të vjetra të aplikacioneve Creative Cloud dhe sipas kushteve të marrëveshjes sonë, ju nuk keni leje që ti përdorni më. Ju lutem kini parasysh që nëse vazhdoni përdorimin e versioneve të vjetra, mund të rrezikoheni që të paditeni për shkelje”, shkruhej në emailin e Adobet.
Sipas AppleInsider, disa përdorues që kanë paguar Adoben prej vitesh nuk ishin të kënaqur me politikat e reja të kompanisë./oranews
-
Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple
-
Adobe lanson Creative Cloud Pro për ekipet dhe sipërmarrjet
-
Përditësimi i Lightroom iOS fshiu përgjithmonë dhjetëra mijëra foto të përdoruesve
-
Venezuela ndalon Photoshopin
-
Përdori libra jashtëligjshëm për trajnim të AI, Apple paditet nga autorët