Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Adidasi sjell atletet që mund të riciklohen plotësisht

Çfarë sikur ta dinit që atletet që i bartni në vrapimet e mëngjesit një ditë do të jenë plotësisht të reja në këmbët e dikujt tjetër? 

Me koleksionin e ri të Adidas, kjo është me të vërtetë e mundur, shkruan sot Koha Ditore.

Adidas e ka krijuar një seri atletesh, të cilat mund të riciklohen plotësisht. Pala e parë e këtyre atleteve nga koleksioni i quajtur Futurecraft Loop u prezantua në New York. 

Nga fabrika gjermane e pajisjeve sportive thonë se këto atlete janë bërë nga vetëm një material, TPU-ja e prodhuar rishtazi, pa ngjitës dhe kimikate për t'i bashkuar copëzat. Ky është një dallim i madh në krahasim me atletet tradicionale Adidas, tek të cilat zakonisht ngjiten 12-15 komponentë. 

Me këtë metodë prodhimi, kur vjen koha për t’i ricikluar atletet, materiali vetëm do të rafinohet për ripërdorim. 

Edhe Decathlon TANI online Reklama Decathlon TANI online

Nga Adidasi theksojnë se shpresojnë që secila palë e atleteve do të riciklohet disa herë. Qëllimi përfundimtar i kompanisë është të prodhojë më shumë modele të këtilla për t’i eliminuar një pjesë të madhe të mbetjeve plastike. Premtimi i kompanisë është që deri në vitin 2024 do të përdorë vetëm poliestër të riciklueshëm në secilin produkt.

{gallery}