Në Panairin CES të këtij viti, Acer arriti me tre laptopë të rinj, të cilët përfaqësojnë një përditësim të versionit të modeleve të mëparshme.
Swift 7 Ultrabook është më i hollë se versioni i mëparshëm dhe ka një trashësi prej vetëm 8.98 milimetra. Acer thotë se ky është laptopi më i hollë në botë.
Swift 7 gjithashtu përmban specifika mjaft të mira, të cilat përfshijnë procesorin Core i7 të gjeneratës së shtatë, 8GB RAM, 256GB PCIe SSD, ndërsa ekrani është përmirësuar nga 13.3 inç në 14 inç dhe mban rezolucionin 1080p.
Një ndryshim i rëndësishëm që sjell Swift 7, është zbatimi i 4G LTE, i cili është ende mjaft i rrallë në mesin e laptopëve.
Çmimi fillestar i laptopit Acer Swift 7 është 1699 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në treg nga muaji mars, transmeton KosovaPress.
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?