Duket si një djalë 12-vjeçar, di të flasë, të arsyetojë dhe të kuptojë emocionet e qenieve njerëzore para tij.
Emri i tij është Abel dhe ai është roboti i ri humanoid i krijuar nga studiuesit e Universitetit të Pizës në bashkëpunim me ”Biomimics” të Londrës, laboratorët ku kanë lindur disa nga ”alienët” më të famshëm të kinemasë, siç janë ata nga ”Luftërat e Yjeve” dhe dinozaurët e ”Jurassic Park”.
“Abel është një robot humanoid si nga pikëpamja estetike ashtu dhe nga sjellja”, theksoi inxhinieri Lorenzo Cominelli. “Ai jo vetëm që i ngjan dhe lëviz me ne njerëzit, por ai është në gjendje të ndërveprojë, të sillet dhe të perceptojë mjedisin e tij në një mënyrë të ngjashme me tonin”, shtoi ai. \ atsh
-
Roboti rus me inteligjencë artificiale rrëzohet pak sekonda pasi u prezantua
-
Roboti i parë humanoid i Rusisë me AI rrëzohet pas vetëm disa sekondave (VIDEO)
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Aktorja virtuale merr punën e parë në Hollywood, pavarësisht kritikave të forta
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing