Tech

Alcatel lanson një telefon e dy tabletë

Alcatel ka prezantuar disa pajisje të reja. Telefoni Alcatel 1X dhe dy tabletë 1T janë pajisjet e reja të kompanisë.

Alcatel 1X kushton vetëm 100 euro dhe vjen me sistemin më të ri Android 8.1 Oreo. Ai ka ekran 5.3-inç, skaner të gishtave, kamerë 13 MP në pjesën e pasme dhe 5MP përpara, 1GB RAM, dhe 16GB hapësirë të brendshme. Bateria është e vogël vetëm 2460mAh. Ekziston edhe versioni për dy kartela.

Tabletët 1T janë 7 dhe 10 inç. Ato kushtojnë 70, respektivisht 100 euro.

Të dy vijnë me versionin më të ri Android 8.1 Oreo. Procesori MediaTek MT8321 dhe 1GB RAM e 16 GB hapësirë të brendshme janë specifikat e versionit 10-inç, ndërsa 8GB janë tek versioni me 7-inç.

Pajisjet dalin në treg në Evropë në tremujorin e dytë të vitit.