Në një ngjarje për shtyp në Brooklyn, New York, kompania e njohur OnePlus ka zbuluar zyrtarisht smartfonin e saj të ri të avancuar të quajtur OnePlus 5T.
Ashtu siç është raportuar, OnePlus 5T vjen me ekran 6.01-inç Full HD+ Optic AMOLED me raportin e ekranit prej 18:9 ose 80.5 për qind në telefon është ekran, transmeton Koha.net. Edhe pse ka ekran më të madh për dallim nga OnePlus 5, trupi është i ngjashëm pasi që butoni “Home” dhe sensori për gishtërinj nga qeramika është vendosur në pjesën e pasme.
Sa i përket specifikave tjera, të gjitha janë të ngjashme përveç madhësisë së ekranit.
Lajmi i mirë është se edhe çmimi është i njëjtë, 499 dollarë për versionin me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme dhe 599 dollarë për versionin me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.
Gjithashtu, OnePlus 5T vjen me procesor Snapdragon 835 dhe grafikën Adreno 540, sistemin operativ Android 7.1.1, kamerën kryesore të dyfishtë njëra prej 16 megapikselë dhe tjetra prej 20 megapikselë me blic LED të dyfishtë, si dhe atë të përparme prej 16 megapikselë.
OnePlus 5T peshon 162 gramë dhe ka këto dimensione: 156.1 x 75 x 7.3 mm, si dhe ofron mbështetje për dy SIM kartela (nano + nano) dhe punon me baterinë prej 3,300 mAh.