Tech

Nintendo do të prodhojë më shumë konzola “Switch”

Kompania e njohur Nintendo është duke planifikuar të prodhojë më shumë konzola “Switch” gjatë vitit të ardhshëm fiskal.

Sipas Wall Street Journal, ajo planifikon të shesë rreth 14 milionë konzola, por dëshiron që këtë numër ta rrisë në 25 deri 30 milionë njësi në mes të prillit 2018 dhe marsit 2019 (viti fiskal 2019), transmeton Koha.net.

Nintendo tashmë ka filluar t’u tregojë partnerëve të biznesit qëllimet e saj për të rritur prodhimin.

Nëse Nintendo Switch do të ketë sukses më të mirë se sa është parashikuar gjatë sezonit të festave, atëherë kompania mund të prodhojë më shumë njësi, me besimin se kërkesa do të rritet më shumë gjatë vitit të ardhshëm.