Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

OpenAI tronditi botën me videot e krijuara nga fjalët

OpenAI, kompania që bëri revolucion me inteligjencën artificiale, e ka mahnitur botën me projektin Sora, që nëpërmjet tekstit dhe fjalëve mundëson krijimin e videove me kualitet super të lartë.

Të enjten (15 shkurt) kompania amerikane njoftoi se ka lansuar Sorën, kjo platformë që do të krijojë video dhe përmbajtje vizive nëpërmjet fjalëve që do të përdoren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shembull, me pak fjalë kyç, Sora ndërtoi një qytet të bukur me borë, ku njerëzit lëviznin dhe gjethet binin e rrugët ishin plot pranë dyqaneve. Por, kjo është vetëm një prej dhjetëra videove.

Sora i ktheu mamuthët nëpërmjet videos, krijoi një grua që ecte rrugëve të Tokios, u kthye në një lagje të moçme të Kalifornisë (SHBA) dhe shfaqi punime të bukura në një galeri.

Në krye të drejtorisë së teknologjisë është shqiptarja me famë, Mira Murati.

A do t'i takojë bota inteligjencës artificiale? Ndiqni pamjet.