Tech

Arrin në dhjetë numri i shteteve që përdorin Android Pay

Google ka shtuar edhe një emër në listën e tregjeve në të cilat është në dispozicion shërbimi i pagesave Android Pay.

Kompania ka lansuar shërbimin edhe në Belgjikë, duke e bërë këtë shtetin dhjetë në botë që përkrah Android Pay.

Shërbimi është pranuar në më shumë se 85 mijë lokacione brenda Belgjikës.

Para Belgjikës, Android Pay përkrahej edhe nga SHBA, Britania e Madhe, Singapori, Australia, Hong Kong, Polonia, Zelanda e Re, Irlanda e Japonia.