Tech

Dyvjeçarët duhet të mësojnë të kodojnë

Fëmijët qysh në moshën dyvjeçare duhet të futen në bazat e kodimit, sipas një prej pionierëve më të shquar të Britanisë.

Dame Stephanie Shirley, kompania e së cilës ishte një nga të parat që shiti softuer në vitet 1960, tha se përfshirja e fëmijëve shumë të vegjël - në veçanti vajzave - mund ta ndezë një pasion për enigma dhe zgjidhjen e problemeve shumë kohë përpara se stereotipi i "mashkullit teknologjik" të mbërrinte, transmeton Koha Ditore.

Sugjerimet

"Unë nuk mendoj se mund të filloni tepër herët," tha ajo, duke shtuar se dëshmitë sugjeronin se koha më e mirë për t’i sjellë fëmijët në aktivitetet e kodimit të thjeshtë ishte midis moshës dy dhe shtatëvjeçare. "Shumica e koduesve më të suksesshëm fillojnë në mes moshës pesë dhe gjashtëvjeçare," shtoi ajo. "Në një kuptim, ato vite janë më të mirat për të mësuar diçka ... dhe kjo do të thotë se programimi nuk është vendosur në mendjen tuaj si një njeri teknologjik".

Komentet e Shirley erdhën pasi që rezultatet e nivelit A javën e kaluar e zbuluan një ndarje të mrekullueshme gjinore në kompjuter, ku vetëm 9.8% të atyre që ngrinin lëndën në nivelin A ishin femra...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.