Shumica e videove të vjetra në Instagram e kanë humbur zërin. Më shumë se një vit postime të videove në platformë tani janë pa zë, që shfaq shkrimin se videoja nuk ka zë.
Problemi duket se ka prekur videot e postuara para vitit 2014.
Është vërejtur se videot e postuara nga qershori 2013 deri në tetor 2014 nuk kanë më zë. Audio e videos nuk lëshohet në asnjë pajisje ku hapet Instagrami, shkroi TheVerge.
Për përdoruesit e Instagramit të cilëve u ka ndodhur kjo gjë, humbja e audios mund të jetë humbje e madhe. Një prej arsyeve pse njerëzit postojnë në Instagram është të ruajnë momente në kohë, dhe audio shpesh është pjesë e rëndësishme e një videoje speciale.
Meta ka thënë se po e rregullon problemin, por nuk ka dhënë datë kur mund të zgjidhet.
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?