Qeveria e Indisë ka paralajmëruar në fundjavë gjigantët e rrjeteve sociale, Facebook dhe YouTube, që t’u kujtojnë përdoruesve se ligjet lokale i ndalojnë ata të postojnë përmbajtje të falsifikuara dhe që përhapin dezinformata, raportoi të dielën Reuters.
Paralajmërimi u përcoll nga zëvendësministri i IT-së, Rajeev Chandrasekhar, në një takim me dyer të mbyllura ku ai tha se shumë kompani nuk i kanë përditësuar kushtet e tyre të përdorimit pavarësisht rregullave të vitit 2022 që ndalojnë përmbajtjen "të dëmshme" për fëmijët, apo të tilla të turpshme.
Ky paralajmërim ndodh mes shqetësimeve në rritje për “deepfakes” – video që duken reale, por janë të fabrikuara nga algoritme të inteligjencës artificiale.
Gjatë një samiti virtual të vendeve të G20 të mërkurën, kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje liderëve globalë që të punojnë së bashku drejt rregullimit të AI-së dhe ngriti shqetësime mbi ndikimin negativ të "deepfakes" në shoqëri.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç