Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sam Atlman i bashkohet Microsoftit

Sam Altman po i bashkohet Microsoftit, ka njoftuar gjiganti i teknologjisë, duke u dhënë fund spekulimeve se ai mund të kthehet në OpenAI, 48 orë pas shkarkimit.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, ka thënë në rrjetin social X se “Altman do t’i bashkohet për të udhëhequr një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI-së”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, Altman ka thënë se i vjen keq për veprimet në OpenAI, por që s’ka pasur qëllime të këqija.

“Tani më vjen thellësisht keq për pjesëmarrjen time në veprimet e bordit. Nuk kam menduar kurrë të dëmtoj OpenAI. Më pëlqen gjithçka që kemi ndërtuar së bashku dhe do të bëj gjithçka që mundem për të ribashkuar kompaninë”, është shprehur ai në rrjetin social X.