Gjiganti i kërkimit, Google, së shpejti do të prezantojë laptopin e ri Chromebook Pixel dhe laptopin e përditësuar Google Home.
Android Police thotë se këto dy pajisje do të lansohen së bashku me smartfonët e rinj të kompanisë, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, transmeton Koha.net. Google Home i përditësuar do të jetë më i vogël dhe duket se do të jetë konkurrentë i Echo Dot.
Dizajni i Chromebook Pixelit të ri ende nuk është konfirmuar, por potencialisht mund të jetë një pajisje e konvertueshme.
Chromebook Pixel i ri, raportohet se do të vijë me ekran 12.3-inç, 8 ose 15 GB RAM memorie, 32 ose 128 GB memorie të brendshme, si dhe si opsion një laps Wacom Stylus.
Sa i përket sistemit operativ, Chromebook Pixel i ri thuhet se do të përdorë “versionin më të modifikuar të Androidit”.