Shefi i PlayStation, Jim Ryan, do të japë dorëheqjen në mars të vitit 2024, pas pothuajse 30 vjetësh me kompaninë.
Ai mori detyrën e drejtorit ekzekutiv të Sony Interactive Entertainment (SIE) në shkurt të vitit 2019, Ndërkohë që ishte pjesë e kompanisë që nga vitit 1994, disa muaj para lansimit të PlayStation.
Siç shkruan BBC largimi i tij vjen pas suksesit të fundit të PS5, të cilën ai e ka mbikëqyrur që kur nisi në vitin 2020.
Ryan ka thënë se ka pasur privilegjin të punoj me produkte që kanë prekur miliona jetë njerëzish në të gjithë botën.
"Do të largohem pasi kam pasur privilegjin të punojë me produkte që kanë prekur miliona jetë njerëzish në të gjithë botën, PlayStation do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime dhe ndihem më optimist se kurrë për të ardhmen e kompanisë”, ka thënë Ryan.
Pas largimit të Ryan, detyrën e drejtorit ekzekutiv të përkohshëm do ta marr drejtori operativ i Sony Hiroki Totoki.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.