Mësohet data e daljes së Galaxy Note8 në treg

Mësohet data e daljes së Galaxy Note8 në treg

20 August 2017 06:30

Samsung Galaxy Note8 do të prezantohet javën e ardhshme dhe mbetet pyetja se kur pajisja do të gjendet në treg.

Raportimet më të reja sugjerojnë se Samsung mund të plasojë telefonin në treg pak ditë pas lansimit, por “cicërima” më e re e Evan Blass sugjeron se “është konfirmuar” se telefoni do të gjendet në treg nga data 15 shtator.

Blass, i njohur si @evleaks, pohon se data në fjalë është në pajtim me raportimet e mëhershme për publikimin e fabletit, transmeton kp. Mbetet të shihet nëse data e përmendur do të jetë specifike vetëm për Korenë Jugore, ose ka të bëjë me pjesën tjetër të botës.

Blass më herët ka publikuar se para-porositë për Galaxy Note8 do të fillojnë më 24 gusht dhe ata që vendosin për këtë hap do të marrin kartelë 256 GB microSD dhe do të mund të zgjedhin ndërmjet mbushësit pa tela konvertibil dhe kamerës 360 të Samsung.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme