Kompania teknologjike Meta Platforms, ka njoftuar se do ta lansojë një model të inteligjencës artificiale (AI) i krijuar për të ndihmuar në shkrimin e kodit kompjuterik, duke e çuar më tej shtytjen e saj drejt teknologjisë së re, raportoi të dielën Reuters.
Në një postim në blog, gjiganti i rrjeteve sociale ka thënë se Code Llama, i cili do të jetë falas, mund të shkruajë kodin bazuar në kërkesat e tekstit të shkruar nga njerëzit dhe mund të përdoret për plotësimin dhe korrigjimin e kodit.
Që prej lansimit të ChatGPT-së të OpenAI në fund të vitit të kaluar, ndërmarrjet dhe bizneset janë grumbulluar në tregun gjenerues të AI-së për aftësi më të reja.
Kompania amë e Facebookut dhe Instagramit, Meta, ka lëshuar një sërë modelesh të AI-së, kryesisht falas këtë vit, duke përfshirë një model të gjuhës me burim të hapur, të quajtur Llama, që paraqet sfidë serioze për modelet pronësore të shitura nga OpenAI dhe të mbështetura nga Microsofti e Google Alphabeti.
Modeli i ri i AI-së është ndërtuar mbi modelin më të fundit të gjuhës Llama 2 të Metës dhe do të jetë i disponueshëm në konfigurime të ndryshme, ka bërë të ditur kompania.
Code Llama mbështet gjuhët e njohura të kodimit si Python, Java dhe C++.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.