Xiaomi është kompani e cila ka filluar trendin e skajeve të holla me smartfonin e saj Mi Mix, i cili ende është smartfoni me skajet më të vogla rreth ekranit.
Kjo kompani kineze, së fundmi ka konfirmuar se dizajneri i njohur Philippe Starck, i cili ka dizajnuar Mi Mixin, është duke punuar edhe në Mi Mix 2, transmeton Koha.net. Tani, Starck ka postuar një video në Facebook, duke shfaqur “punën e tij në progres”.

Nga video mund të shohim se Mi Mix 2 me të vërtetë skajet më të vegjël në botë. Skajet anësorë dhe në pjesën e lartë janë pothuajse të zhdukur, ndërsa skajet në pjesën e poshtme të ekranit janë aty por me madhësi shumë të vogël.
Skajet në pjesën e poshtme të smartfonit janë aty ndoshta për shkak të kamerës së përparme dhe sensorëve të tjerë.

Xiaomi Mi Mix 2 pritet të lansohet muajin e ardhshëm.