Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Whatsappi do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj

whatsapp

WhatsAppi ka bërë një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.

Përditësimi më i ri është se përdoruesit tani mund të reagojnë ndaj mesazheve, të kyçin bisedat private dhe madje të modifikojnë mesazhet e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka edhe disa përditësime të tjera. Një prej tyre është veçoria e re “Screen Share” që lejon kontaktet e Whatsappit të shikojnë gjithçka në ekranin e telefonit tuaj.

Kompania njoftoi përditësimin e madh javën e kaluar.

Prezantimi i “Screen Share” synon t'i lejojë përdoruesit të tregojnë fragmente nga faqet e internetit që po shfletojnë, apo dokumente që po shikojnë.

Pronari i Meta, Mark Zuckerberg postoi në lidhje me përditësimin e ri në rrjetet sociale dhe ndau një foto të tij në një telefonatë grupi WhatsApp, ku dikush po ndante ekranin e tij.

Sapo të lansohet në javët e ardhshme, përdoruesit do të shohin një 'ikonë Share' në aplikacion dhe pasi ta shtypin do t'u jepet opsioni për të ndarë një aplikacion specifik ose të gjithë ekranin e tyre.

Gjatë muajit të kaluar, Meta njoftoi se do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra video 60 sekondash drejtpërdrejt në biseda.