Tech

Kina dhe Koreja e Jugut bien dakord për forcimin e bashkëpunimit në industrinë e çipave

Descriptive Text

Kina dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord që të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin në zinxhirët e furnizimit të industrisë së gjysmëpërçuesve, mes shqetësimeve të gjera globale për furnizimet me çipa, sanksionet dhe sigurinë kombëtare, raportoi të dielën Reuters.

Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao është takuar me homologun e tij jug-korean, Ahn Duk-geun në margjinat e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Detroit, që përfundoi të premten.

Ata diskutuan për ruajtjen e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit industrial dhe forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha, sipas një deklarate nga Ministria Kineze e Tregtisë të lëshuar të shtunën.

Wang ka thënë se Kina është e gatshme të punojë me Korenë e Jugut për të thelluar lidhjet tregtare dhe bashkëpunimin për investime.

Megjithatë, një deklaratë e Koresë së Jugut në të njëjtin takim thotë se ministri i tregtisë i vendit i ka kërkuar Kinës të stabilizojë furnizimin e lëndëve të para kryesore dhe se ka kërkuar një mjedis të parashikueshëm biznesi për kompanitë koreano-jugore në Kinë.

Rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës ka thënë javën e kaluar se Microni ka dështuar në rishikimin e sigurisë së rrjetit dhe se do të bllokojë operatorët e infrastrukturës kryesore nga blerja nga kompania.

SHBA-ja ka kërkuar që vendet të kufizojnë qasjen e Kinës në çipat e avancuar, duke përmendur një mori arsyesh, përfshirë sigurinë kombëtare.